Krijimtari

Mut patriotik - Tregim nga Sami Milloshi

Si jena ngi tue hangër si ujqit te klubi ku mblidhena për çdo të diel, si jena ba tapë tue pi gjithfar pijesh alkolike, Rroku ka kërkue leje me shku në nevojtore.

- Po shko mor Rrok. A asht tue t’pengue kush a? - i ka thanë Hila.

Na kena vazhdue me pi, e kur asht kthye Rroku prej nevojtores, pothuejse kishte kalue nja nji çerek ore.

- Po shumë u vnove mor burrë - i them unë Rrokut.

- Uf bre, jam lirue. Po kam ba nji mut të madh patriotik sa nji bollë - thotë Rroku.

Plasi e qeshuna.

- E çka don me thanë mut patriotik, mor Rrok? - e pyet Hila.

Rroku hesht pak si me qenë Sokrati i lashtë dhe thotë:

- Mut patriotik don me thanë se kur jam khtye e kam pa njat bollë të gjatë muti, m’asht kujtue Atdheu qi e kena lanë pas, e thashë me vete se ka nji dekik qi m’mban mue atdhetar.

- Dokrra, dokrra je tue thanë Rrok, - thotë Hila. Nuk ka mut patriotik, ose jo patriotik. Muti asht mut njisoj, kudo në glob. I vjen erë e keqe njisoj e pranaj gjithë Bota e shplan me ujë...

- Po mor po, - thashë unë - por n'Tiranë ka mungue uji do ditë e nuk kanë me çka me e shpla...

- Kqyre ky, a mos dashte me u msue se si me e pastrue mutin a? – m’u hodh Hila a thue se kisha ba naj mkat t’madh. - Shuj mor burrë aty, e mshele gjojën, se nuk asht tue t’pytë kush ty si me e pastrue mutin n’Tiranë. E dijne vet ata. Bile, bile, hollë hollë, kur ti e ban mutin ktu, n’Amerikë, nuk të takon me folë për mutrat e Adheut...

- Fjalë me vend, - tha Rroku. - A ta marrim edhe ka nji meze tjetër?

- Ta marrim! - thashë unë.

Kur erdh mezja tjeter, na i kishim marue tanë mendimet tona filozofike mbi natyrën patriotike ose jo të mutit.  Dhe ç'asht ma e habitshmja, met pezull kur ka me shkue uji n’Tiranë me shpla mutin global...

© Sami Milloshi