Krijimtari

I pazënë mend - Nga Armenida Qyqja

Ah, njerëz nuk e mësuat kurrë,

Se gjarpëri e heq lëkurën sa herë rritet,

Me lëkurën në duar gëzoni,

E pandehni vallë për ju të flijuar, të tretur?!

Fatlum ju duket vetja sikur ç'gjetët,

Nga tërë hallet e brengat shpëtuat,

Ndërsa ai vazhdon të rritet i qetë,

Me tërë të mirat në bahçet tuaja...

Ah, popull që kurrë mend s'vure,

Mos t'u përulesh të tilla perëndive,

Në gji i mban, gjarpërinjtë e regjur pushtetarë,

Beson të ta mbrojnë zemrën e përgjakur?!

 

© Armenida Qyqja - Vancouver, tetor 2023