Kjo vjeshtë - Nga Vangjush Ziko
Kjo vjeshtë
po harron t'i heqë spaletat e blerta
nga supet e drurëve,
megjithëse po troket në derë nëntori,
Panjat para ballkonit -
ushtarë që kanë vënë gjoksin
të mbrojnë jetën tonë,
mbushin thasët e erës
me lotë të mpiksur
dhe shpirtra të florinjtë
që në qiell fluturojnë,
kjo vjeshtë e zhuritur
e globit tonë.
© Vangjush Ziko



