Krijimtari

Të gjallëve të vdekur - Nga Armenida Qyqja

Ja kështu ndodh kur dekorohen ujqërit,

Pasi kopenë kanë shqyer me dekada,

Në tavolinën e shenjtë të pluralizmit,

Vazhdojnë ngihen dhe tregojnë përralla...

 

Parti komuniste, socialiste, “rilindje”

Dhe të pafytyrë që tempullin mbrojnë,

Ata që s'lanë kishë e xhami pa rrënuar,

Shtëpinë e partisë monument cilësojnë...

 

Eh, kështu është kur dekorohen ujqërit,

Kolltuk më kolltuk pa u hyrë gjëmb në këmbë,

Martirët nuk mbledhin dot eshtrat,

Të gjallët bredhin udhëve të vdekur...

 

© Armenida Qyqja (Nëntor 2022)