Krijimtari

Sardonicus - Nga Artan Gjyzel Hasani

kur kam kohë të lirë u përgjigjem pyetjeve

që nuk m’i kanë bërë akoma

pyetjeve që ata do të m’i bëjnë kur të vdes

dhe nuk do të kem mundësi t’u përgjigjem

veç do të tallem e do të qesh

por nuk kam ndërmënd të ngrihem

nga dashuria e madhe për mua

edhe varrin mund të ma zënë…

por unë kam kohë të lirë gjithnjë e më rrallë

orët që më kanë mbetur ia kam lënë vetes me testament

do të më duhen që të vdes njëherë e mirë

varrosur me pyetjet e mia

dhe përgjigjet e tyre bashkë

vdekja ime e ëmbël

si gjumi jashtëmartesor

dhe unë i virtytshëm

si një ves i lënë në mes…

(nga “FATA MORGANA”, 2023)

©artangjyzelhasani