Krijimtari

Krimbiotët - Nga Artan Gjyzel Hasani

ata festojnë ditën pushtuese të çlirimit

por në cilin ferr mund të jetë festë vëllavrasja?

gjysëm shekulli mbarsur injoranca nga ligësia

dhe kështu brez pas brezi lindën edhe festuesit e sotëm

kriminelë të veckël

të padukshëm

embrionalë,

krimba dhe idiotë së bashku

krimbiotët…

të veshur firmato krimbiotët festojnë

dhe rrëkëllejnë një nga një gotat me verë

si dikur farë e tyre gotat me gjak

ngrenë dolli për Dheun e Atit që s’i dihet varri

dhe për të qënë në rregull me ndërgjegjen e vet

në monumente të rreme Mëmën e Dheut

e përjetësuan

ashtu siç e deshën të parët e tyre

me yll në ballë dhe pa brekë…

©artangjyzelhasani