Krijimtari

Verë e ngrohtë e dimrit - Nga Artan Gjyzel Hasani

mbaj mend një natë dhjetori, panair

rrugët e qytetit llamburisnin çmendurinë

nën muzikë alpine po festohej lindja e Krishtit

takikardikë nevrikë pinin hashash

dhe blinin shalle për të dashurat

të dehur nga ajo verë e ngrohtë e dimrit

me kupat në dorë shëtisnin kupidonët

si të ishte hera e fundit

të hutuar gëzonin zemërthyerit

pa e ditur se ndarja ishte

vazhdimi i dashurisë me mjete të tjera

kur mbarojnë fjalët e bie heshtja

dhe buzët marrin formën e zemrave

si një vdekje e ëmbël në prag Krishtlindjeje

duke shijuar verën e ngrohtë të dimrit…

 ©artangjyzelhasani