Krijimtari

Kartolina ime - Nga Vangjush Ziko

Dalngadalë do themi dje

për vitin që po lemë pas,

viti që po vjen

vetëm datën e lindjes

 nuk do na ndryshojë,

të tjerat do bëhen ujem,

dhimbjet patjetër do kujtojmë,

gëzimet harrohen për çudi

si fishekzjarret e ditës së festës,

si bakllavaja e vitit të ri

që do festojmë nesër,

e nesërmja dhe e sotmja

edhe thjeshtra edhe motra,

tjetër do jemi vitin që vjen,

vetëm një gjë nuk do ndryshojë,

zemra që kurrë s’të gënjen

dhe ëndrra që adhurojmë.

© Vangjush Ziko