Itakat e mia - Nga Artan Gjyzel Hasani
I pashë Itakat...
të gjitha i pashë...
mes dallgësh ndër lundrime
i preka
dhe në ikje iu thashë
“Ti ishe Itaka,
por jo Itaka ime”...
Nganjëherë nuk ia vlen as qëllimi
të bëhesh Odise i ishullit që ëndërron...
vetëm kur këmba të të shkelë mbi Itakë
do të kuptosh që në të vërtetë
Itaka s’ekziston...
(nga libri “Erotika”, 2007)
©Artan Gjyzel Hasani



