Bumerangu i zgjuarsisë - Nga Artan Gjyzel Hasani
boll u hoqëm si të zgjuar
se njerëz jemi edhe ne
na kanë bërë budallenj dhjetëra herë
idiotët që mbajtëm pranë
dhe djepin e madhështisë na e kthyen në varr
sa herë që menduam se ishim mermer…
ne dimë veç atë që duam të besojmë
ndërsa veten flladisim në erë
dhe lehtësisht harrojmë
në kovaçhanën tonë
kudhra është e jetës
çekiçi i atyre
që të pamençur një jetë të tërë i ditëm
dhe statujëzat tona prej balte na i ngritën
sa herë që menduam se ishim mermer…
(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)
©artangjyzelhasani



