Krijimtari

Dielli i mesnatës - Nga Artan Gjyzel Hasani

i fortë shumë ky diell i mesnatës sime

që nuk më lë të shoh as yje e as hënë

nata nuk është tjetër veçse një hije

e asaj që një jetë të tërë

ka mbetur pa bërë…

kam nevojë ta mendoj kështu

përndryshe do të çmendem

rrethuar nga yje pa asnjë dobi

nën vështrimin e një hëne që di veç të endet

e pakapshme si një ëndërr

që e madhe gjumit i ri…

do të ngjitet përsëri agu

do të zbresë mëngjesi

e më pas dita me tetë miliardë njerëz

kafshë shtëpiake me të njëjtën hije

më duhet të jem i fortë përballë tyre

që të mos zbutem të paktën derisa të vijë muzgu

do të doja në muzg të ndihesha i fortë

si ky diell i mesnatës sime

po fundja shyqyr që janë ata tetë miliardë

përndryshe cilin do të fajësoja?

(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

©artangjyzelhasani