Krijimtari

Dhe kur të vdes… - Nga Artan Gjyzel Hasani

…më shani, më lëvdoni

si dhe sa të doni

veç mos më shkruani “u prefsh”

se nga përtej varrit do t’ju mallkoj

dhe mallkimi im do t’ju zërë

dhe copë copë do t’ju presë

që të kuptoni që në të vërtetë

ju më vratë

dhe vdekja e dytë

më e tmerrshme se jeta që pas lashë

nuk më erdhi nga Zoti

as nga poezitë

as nga gratë

por nga një gabim

drejtshkrimi

jeni të paralajmëruar, pra,

mos më thoni që s’ju thashë…

(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

©artangjyzelhasani