Krijimtari

Idioti inteligjent… - Nga Artan Gjyzel Hasani

…del gjithnjë fitimtar

në epokën e inteligjencës artificiale…

e ardhmja i përket atij

mjaftueshëm idiot

inteligjent aq sa duhet

për të kuptuar

se mençuria është një ves rudimentar

që s’lë askënd me barrë

ndonëse kopilë dinjitozë mbushin rrugët…

ti nuk lufton dot me të

e pashmangshme humbja jote

do të të fusë në një qoshe

të vogël si truri i tij

të ngushtë si mëndja që ka

të errët si vrima ku mungon shpirti

dhe aty duke të marrë frymën ngadalë

do të të zvogëlojë

do të të shfryjë

do të të zbrazë

dhe ti do vuash dënimin e përjetshëm

rob i pagdhendur i mençurisë tënde

mburrja e vetme e varrit të tij…

(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

©artangjyzelhasani