Krijimtari

I paudhëtuari - Nga Artan Gjyzel Hasani

vrapoi një jetë drejt të tjerëve

aq shpejt sa gjurmët i humbën rrugës…

kur mbërriti askush nuk e priti

u kthye nga vetja ngadalë

por ajo kishte mbetur pas

plakur dhe për herë të parë

i lodhur e zvarrë-zvarrë

filloi udhëtimin drejt saj

pa e ditur nëse do të arrinte…

(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

©artangjyzelhasani