Krijimtari

Vanity Fair - Nga Artan Gjyzel Hasani

në sallën e mbushur plot

me blice dhe kamera

krenare deri në dhimbje

ajo flet me madhështi

për veprën e saj të parë

të ftuarit duartrokasin gjatë

flokët, bizhutë dhe veshjen e saj

ajo e di mirë prerjen e artë të suksesit

një grua që pozon bukur

nuk mund të prodhojë një libër të shëmtuar

dhe pa dyshim kjo vepër është një kryevepër

por që të krijojnë  një ide edhe më të saktë

për artin e saj të të shkruarit

gazetarët e pyesin për emrin e parukierit

dhe mbiemrin e rrobaqepësit….

(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

©artangjyzelhasani