Krijimtari

Pamflet i mbrëmjes - Nga Vangjush Ziko

Inventarin e bëmave

dhe zhbëmave

bëj mbrëmjeve

(rendi i ri

kërkon llogari).

 

Numëroj llastimet

dhe ofendimet

e zemrës së lodhur

(koha e identitetit

të njollosur).

 

Prek plagët e dukshme

e të padukshme në sedër

(trendi i demokracisë

së verbër).

 

Vjen mbrëmja,

shoh në ëndërr

(çfarë nuk shoh?!)

djallin nga engjëlli

dot nuk e njoh.

© Vangjush Ziko