Krijimtari

Vetja jonë e tjetrit - Nga Artan Gjyzel Hasani

duhet të shërohemi

dhe pastaj të vdesim

dhe këtë duhet t’ia bëjmë të qartë vetes

për sa kohë është akoma e jona...

nuk mund të shkojmë atje të sëmurë

dhe t’i infektojmë me jetë të vdekurit

me sëmundjet tona të mërzitshme

të dashurisë dhe urrejtjes

dhe ka veç një mënyrë

për t’u shëruar nga jeta

dhe ajo nuk është vdekja

por arratisja nga vetja

kur ia ke vjedhur një tjetri…

(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

©artangjyzelhasani