Për të qeshur

Kur burri gatuan mish në skarë

Përgatiti: Eda Merepeza

Kur një burrë thotë se do të bëjë mish në skarë, kjo kërkon angazhim të madh nga ana e tij, por edhe gruaja merr pjesë.

1.-Gruaja blen mishin, perimet dhe çfarë duhet për drekën.
2.-Gruaja i lan, i pret, bën sallatën dhe një ëmbëlsirë.
3.-Gruaja bën gati mishin që do të piqet në skarë, por edhe gjithçka duhet për pjekjen e tij dhe perimeve të skarës. Kurse burri qëndron në anë të skarës, duke shijuar një birrë. Këtu nisin punët e vërteta për përgatitjen e drekës.
4.-Burri vendos mishin në skarë.
5.-Pastaj ca punë rutinë që i bën gruaja, si sjellja e pjatave, pirunjve apo thikave në tavolinën që do të shtrohet dreka në kopësht.
6.-Gruaja e informon burrin se po i digjet mishi në skarë.
7.-Burri pasi e falenderon për njoftimin i kërkon t’i sjellë një birrë tjetër se do nisë pjesa e rëndësishme e punës së tij.
8.-Burri heq mishin nga skara dhe ia jep gruas.
9.-Pastaj ca punëra të zakonshme që i bën gruaja. Shtrimi i pjatave, pirunjve, thikave, pecetave, gotave, salcave, bukës në tavolinën e ngrënies.
10.-Pas drekës, gruaja ngre tavolinën dhe lan enët si dhe pastron ambientin.
11.-Të gjithë të ftuarit lavdërojnë burrin për barbekjynë dhe e falenderojnë për këtë drekë që i kënaqi.
12.-Burri e pyet gruan nëse i pëlqeu që sot ai gatoi dhe kur sheh turinjtë e varur të gruas i thotë: “Po si nuk u kënaqe një herë o grua!”