Për të qeshur

Oratoria e Ramës në takim me Zotin – Nga Bardhyl Matraxhiu

Zoti kishte thirrur në takim Putinin, Trampin dhe Ramën dhe pasi i qortoi u la si dënim që secili prej tyre të ndërtonte në vendin e tij një kullë guri 1000 metra të lartë. Ja si e paraqitën ata takimin në vendin e tyre.

Putin
Kam dy lajme për ju. Një të mirë e një të keq. U thirra në një takim me Zotin dhe u ktheva shëndoshë e mirë. Lajmi keq është se duhet të ndërtojmë një kullë me gurë 1000 metra të lartë. Kam besim se me shpirtin e pamposhtur rus do ta kapërcejmë këtë vështirësi…

Tramp
Kam dy lajme për ju. Një të mirë e një të keq. U thirra në një takim me Zotin dhe u ktheva shëndoshë e mirë. Lajmi keq është se duhet të ndërtojmë një kullë me gurë 1000 metra të lartë. Kam besim se me shpirtin praktik amerikan dhe duke zbutur ligjet kundër emigracionit do ta kapërcejmë këtë vështirësi…

Rama
Kam dy lajme për ju. Një të mirë dhe një akoma më të mirë. Lajmi i mirë është se u thirra nga Zoti në një takim të ngrohtë dhe të përzemërt. Dhe lajmi akoma më i mirë është se me ndihmën e Zotit gjeta mënyrën të hap 300 mijë vende të reja pune që ua kam premtuar gjithmonë.