Për të qeshur

Kush janë vjedhësit e vërtetë të Bankës?

Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësit u thanë klientëve: "Rrini të qetë, mos lëvizni. Paratë janë të shtetit, jeta është e juaja". Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet "ndryshim mendimi", pra, ndryshon mënyra se si mendon. 

Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, më i riu i tha të vjetrit: "A t'i numërojmë?".

Shoku iu përgjigj: "Mos u bëj i marrë! Me kaq shumë para do të na duhen orë të tëra që ti numërojmë. Do ta marrim vesh nga lajmet se sa para kemi vjedhur".

Kjo quhet "përvojë", e sot përvoja është shumë e rëndësishme.

Kur hajdutët u larguan, drejtori i bankës i tha përgjegjësit të telefononte policinë. "Prit pak - iu përgjigj ai - Le të marrim 10 milionë nga banka e t'ua shtojmë 50 milionëve të tjerë që kemi futur në xhepat tanë".

Kjo quhet "noto me valën". Pra, të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde.

Përgjegjesi tha: "Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj".

Kjo quhet "të vrasësh mërzinë".

Të nesërmen lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë. Grabitësit nuk u besuan veshëve dhe numëruan paratë, por doli që kishin vjedhur vetëm 20 milionë. U irrituan sepse kishin rrezikuar jetët për 20 milionë, ndërsa drejtori e përgjegjësi kishin vjedhur 60 milionë.

Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut.

Kjo quhet "dituria vlen sa ari".

Drejtori dhe përgjegjësi ishin të lumtur, sepse me deklarimin e grabitjes u mbuluan nga sigurimet dhe nga shteti.

Kjo quhet "kape mundësinë për flokësh".

Por në përfundim lind pyetja: Kush janë vjedhësit e vërtetë?

Burimi: Interneti