Agim Xhafka në sportelin e hotelit
Nga Agim Xhafka
-Çfarë dhome kemi?- pyeta sportelisten e hotelit.
-411-tën.
-Merre çelsin, shpejt, shpejt,-më fliste gruaja me inat.
-Do dhe gjysëm ore të pastrohet, zonjë,-tha sportelistja.
-Merr dhomë tjetër, urgjent! Nuk presim dot-vazhdonte gruaja.
Goca e recepsionit buzëqeshi.
-Qenkeni të rinj në shpirt.
-Nxiton se...
-Pa problem, për dhjetë minuta e ka gati krevatin gruaja juaj.
Qesha, por nuk ia rrëfeva sekretin. Na duhej dhoma urgjent, urgjent se...po niste telenovela “Ertogryl”.