Andej-Këtej

Quo Vadis mileti me mendësi mesjetare - Nga Burim Bardhari

Kujt i shkojnë pas shqiptarët e shartuar dhe të shfrytëzuar, shkrirë e shkombëtarizuar me “virusin e vëllazërim-izmit” ose me dhurata kalatrojane, ideologji dhe dogma dinake? Kush e pa Moisiun Musa në mal se foli me zotin e tij? Kush e pa se Jezui Isa eci mbi ujë? Kush e pa Muhametin se fluturoi? Përralla popujsh e partish!?

Kush dëshmoi bisedën e Moisiut me zotin e tij ziliqar, Jahveh ose Jehovain e jahudinjve ose më pas si kushëriri atnor i tij se edhe Muhameti bisedoi me ndonjë melek kinse dërguar apostafat atij nga Allahu, i cili njihej edhe si zoti fistar i arapëve pagan ngase i ati i tij ishte pagan dhe quhej Abdullah, rob i Allahut para shfaqjes së Islamit nga i biri, apo përshtatshmërisht shpalli veten profet si kushërinjtë abrahamikë pararendësisht që nënkupton prijës popullor duke përfituar kinse i dërguari tokësor si përfaqësues i perëndisë përkatëse?

Mjerimi nga mendësia e mykur e misionarëve të monopolit monoteist meslindor

Dikur nga shekulli i 7 deri 13 myslimanët meslindorë vërtetë gëzuan periudhën e artë kur atëbotë Evropa ishte mbuluar nga errësira e mendësisë mesjetare; myslimanët synuan diturinë dhe tregtinë por edhe pushtuan popujt e dobësuar që nga Kina deri në Indi dhe Spanjë derisa përfundimisht vetë u nënshtruan nga mongolët të cilit rrafshuan Bagdadin në vitin 1258,  ndërsa sot të gjithë kundërshtarët e tyre janë më të fuqishëm se ata vetë janë të përçarë duke luftuar për pushtet mes tyre dhe synim për epërsi botërore dhe vuajnë kot nga ajo nostalgji.

Gjermania dhe Japonia humbën Luftën e Dytë Botërore shkaktuar prej tyre por u penduan çiltërisht duke bashkëpunuar sidomos me ngadhnjyesit e tyre, si Amerika sot me Vietnamin ngadhnjyes, ngase përfundimisht duhet fituar nga paqja e përhershme me ekonomi dhe brenda gjysëm shekulli këto dy shtete zgjuarsisht rishpikën veten dhe tejkaluan ekonomitë e ngadhnjyesve jo aq të dëmtuar si Franca e Anglia.

Natyrisht se nuk ka gjë të keqe nga “Feja Fisnike” nëse merret kryekëput dhe vetëm me përkushtimin ndaj Zotit krijues ose Perëndisë si dhe bamirësisë ndaj njerëzimit, mirëpo jo shpërdorimit fetar-ist me nënshtrim mendjeverbër ndaj Platformave Politike Partiake që frymëzohen nga librat e shenjtëruar me profetët që të hiqen si të zgjedhurit e zotave fistare dhe të përfitojnë përshtatshmërisht paria ose perandoria si “përqafësues” të perëndisë dhe popullit përkatës.

Pse duhen përçarë shqiptarët për Iranin ose Palestinën vende të cilat as nuk e njohin shtetin Dardan por mbështesin Serbinë dhe pse nuk shqetësohën për luftën vëllavrasëse e fqinjore mes Arabisë sunite dhe Jemenit shiit ose paraprakisht mes Iranit dhe Irakut, apo kurdëve që janë mbi 30 milion, dërrmuesisht më shumë se Siria dhe sa Jemeni apo Arabia Saude por shtet nuk kanë ngase vëllezërit e tyre fetarë nuk i njohih por i shtypin? Ku është morali i së majtës liberale perëndimore që nuk shqetësohet për Kurdistanin apo Afganistanin, qoftë edhe Jemenin kur gjysma e popullsisë vuante nga uria?

Moisiu ose Musa as nuk e çau detin sepse me atë aftësi do ta kishte gjetur edhe atdheun hebraik, por nuk dihet nëse ka qenësuar ose ekzistuar me të vërtetë; as nuk ka dëshmi arkeologjike të periudhës tij, ndonësë në Egjipt ka mumje më të vjetra; asnjë qyp apo enë balte, shigjetë ose rrotë e kalbur apo eshtra të popullit tij që brodhi në shkretëtirë kinse rreth 2 milion shpirtra dhe për 40 vite ku sipas rrëfimit vetë Mojsiu ndërroi jetë.

Kur ne kishim mbretërëshën ilire Teuta, nuk kishte as Moisi Musa ngase libri i shenjtëruar është rrëfim mitik për themelimin e letërnjoftimit fisfetar hebraik, as nuk kishte Jezu Isa dhe as Muhameti tjetër meslindor, madje as edhe Kleopatra, faraonesha e famshme e Egjiptit të lashtë e lavdishëm.

Parashqiptarët ose stërgjyshërit tanë pishtarë urtësisht nuk sajuan ndonjë fe fanatike që shpërdoret për qëllime politike, “kryqëzata e hënëzata” por zanafilltas shpikën një të folme fisnore burimore me gramatikë shkencore dhe mirëfilltas e mëvetësishme, para sajimeve të rrëfimeve fetare mbi hamendje e bestytni ngase të folurit është teknologjia e parë e njerëzimit, prandaj edhe Shqipja e shenjtë për nga lashtësia është përkushtimi ynë kombëtar si vetë “feja” ose Filozofia e shqiptarëve kundër virusit të vëllazërimizmit të rremë ose shkombëtarizimit me dhurata kalatrojane si dogmat dinake dhe ideologjitë intrigante të cilat tërthoras synojnë shpronësimin e pronarëve të lashtë të gadishullit ilirik duke shkrirë e shartuar për t’i shfrytëzuar dhe jo për t’i ndihmësuar e arsimuar.

Për besimtarët e denjë jopolitikë Mëshira Hyjnore ose Zoti Krijues i gjithësisë nuk shkroi libra të shenjtëruar që periudhtas t’i gëzonte kinse të zgjedhurit kushërinj atnorë meslindorë, por shkroi Shkencën e saktë e të paanshme dhe për të gjithë si në natyrë edhe në mendjen e njeriut të ngritur, madje miradias Perëndia as nuk nënshtroi asnjërin por përkundrazi dhuroi vullnetin e lirë që njeriu të përzgjedhë dhe pronësojë përgjegjësinë, sepse për njerëzit e pjekur nuk ka përzgjedhje vetëm përfitimi por edhe pasoja.

Lavdi Perëndisë, Zot e Shqiptari! Paqe e planet.

© Burim Bardhari