Mbretëresha shumë e madhe dhe nëna shumë e vogël - Nga Lis Bukuroca
- Published in Andej-Këtej

Lis Bukuroca
Njëri shkruan: "Ndihem me fat që kam jetuar në kohën e mbretëreshës Elizabet..."
Tjetri: "Nuk do të ketë më lidere si ajo..."
I treti: "Burim i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë..."
I katërti: "Do të mbetet i paharrueshëm kontributi i saj..."
Elizabeta ishte lidere si shumë kryetarë gjermanë për shembull, apo zviceranë. E vetëdijshme për rolin dhe e disiplinuar, dinjitoze.
Nuk lexova askund për ndonjë kontribut të veçantë të saj: as se ka dëmtuar, sepse nuk ka mundur, por nuk ka mundur as të bëjë vepra të mëdha, sepse nuk ka pasur kompetenca. Thjesht i mungoi pushteti politik, sepse detyrat e saj ishin shumë të kufizuara.
Ajo qëndroi në fron deri në frymëmarrjen e fundit të moshës 97 vjeçare, pa e parë djalin e vet duke u kurorëzuar si mbret.
Asaj i mungoi sensi i realitetit dhe nuk i mundësoi djalit të bëhej mbret dhe ta shihte, t'i gëzohej, ta përgëzonte dhe ta përjetonte personalisht kurorëzimin e tij si mbret.
Ai qëndrim ishte tregues se dashuria nënë-djalë gati nuk ekzistonte, por ishin vetëm raporte kurtuazie, zyrtare...
Ajo zonjë e madhe me qëndrimin në fron deri në vdekje, tregoi një vogëlsi jashtëzakonisht të madhe, por si tregues shumë i madh për empatinë prind-fëmijë.
Për fat të keq ajo vdiq e kacavjerrë për froni. Dhe, pasuesi nuk duhej të ishte një i huaj, një kundërshtar politik, një opozitar, por i biri...
Unë do ta mbaj mend për veshjen elegante, kapelet e bukura dhe për përfaqësimin dinjitoz të vendit.
Uroj që Karli i Tretë të mos veprojë si nëna e vet dhe të largohet në çastin e duhur, sepse Perandoritë mbeten këtu dhe fronet nuk merret me vete. As pasuritë...
Ngushëllime të sinqerta edhe atyre shqiptarëve që reaguan emocionalisht shumë të tronditur nga i mora unë ato mendime të lartëcituar...
Pushoftë në paqe Mbretëresha shumë e madhe dhe nëna shumë e vogël!
©Lis Bukuroca



