Trashëgimi

Balada e Mësonjëtores - Nga Vangjush Ziko

Çudi

(gjithnjë bëj çudi),

një penë hosten,

një kallamar qyp,

një radhua mermer

dhe tri shkronja kapitale,

Luftëtari Kombëtar

këtë natë marsi me hënë

zbret në shesh

nga piedestali,

me zë të bronxët

përsërit ABC-në

për ne,

mos harrojmë

Gjuhën

dhe fjalën Atdhe.