Kosova mirënjohëse ndaj Kanadasë
Në përkujtim të 24 marsit, ditës së fillimit të bombardimeve të Nato-s në mbrojtje të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada i ka shprehur mirënjohjen shtetit kanadez, i cili u rradhit menjëherë në shërbim të paqes.
"Republika e Kosovës dhe populli i saj, janë përjetësisht mirënjohës Kanadasë dhe shteteve mike, të cilat me 24 Mars, para 19 viteve, vendosën që në emër të vlerave, në mbrojtje të humanitetit, të mbrojnë popullin e Kosoës nga spastrimi etnik. Me këtë rast Ambasada jonë, shpreh mirënjohjen më të thellë për popullin dhe shtetin kanadez për mbështetjen që Kanadaja i ka ofruar Kosovës për dy dekada në sigurimin e paqes dhe në procesin e shtetndërtimit e mbi të gjitha që i mirëpriti shtatë mijë refugjatë të ikur nga represioni, dhuna, gjenocidi i forcave të Milosheviçit. Ne jemi përjetësisht mirënjohës Kanadasë për mikpritjen dhe mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit tonë.
Sot e përgjithmonë faleminderit Kanada"!
Më poshtë do të gjeni përmbledhje fotosh nga aktivitete të ndryshme, ku vihen në pah falenderimi ndaj Kanadasë për mbështetjen e palëkundur.
https://flasshqip.ca/kanada/aktualitet/304-kosova-mirenjohese-ndaj-kanadase#sigProId17c9134f34












