Lufta për Kanadanë (pjesa e 5-të)
Historia e Kanadasë (pjesa e 5-të)
Lufta e vitit 1812: Lufta për Kanadanë
Pas disfatës së flotës së Napoleon Bonapart-it në Betejën e Trafalgar-it (1805), Marina Mbretërore sundoi ujërat. Perandoria Britanike, ku përfshihej dhe Kanadaja, luftoi për të mposhtur përpjekjet e Bonapartit për të dominuar Evropën. Kjo ndërhyrje e anijeve britanike i fyeu amerikanët. Prandaj duke besuar se do ta kishin të lehtë pushtimin e Kanadasë, Shtetet e Bashkuara nisën invazionin në qershor 1812. Por amerikanët ishin gabuar. Vullnetarët kanadezë dhe Kombet e Para, duke përfshirë Shawnee, të udhëhequr nga Shefi Tecumseh, mbështetën ushtarët britanikë në mbrojtjen e Kanadasë. Në korrik, gjeneral-major Sir Isaac Brock zaptoi Detroitin, por u vra ndërsa mbrohej ndaj një sulmi amerikan në Queenston Heights, pranë Niagara Falls, një betejë që amerikanët e humbën. Në vitin 1813, nënkolonel Charles de Salaberry bashkë me 460 ushtarë, kryesisht kanadezë francezë, smbrapsën 4000 pushtues amerikanë në Châteauguay, në jug të Montrealit. Në vitin 1813, amerikanët dogjën godinën e Qeverisë dhe ndërtesat e Parlamentit në York (tani Toronto). Në hakmarrje në 1814, gjeneral-major Robert Ross udhëhoqi një ekspeditë nga Nova Scotia ku dogji Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesat e tjera publike në Washington, D.C. Më pas, Ross vdiq herët në betejë dhe u varros në Halifax duke iu bërë të gjitha nderimet ushtarake.
Që prej vitit 1814, përpjekjet amerikane për të pushtuar Kanadanë kishin dështuar. Britanikët kishin investuar për një sistem të fortë mbrojtjeje, duke përfshirë kështjellat në Halifax dhe qytetin e Québec, doket detare në Halifax dhe në Fort Henry të Kingston-it, sot vende historike mjaft popullore. Aktualisht kufiri Kanada-USA është pjesërisht rezultat i Luftës së 1812, e cila garantoi që Kanadaja të mbetet e pavarur nga Shtetet e Bashkuara.
Foto 1: Duka i Wellingtonit dërgoi disa nga ushtarët e tij më të mirë për të mbrojtur Kanadanë në 1814. Pastaj zgjodhi Bytown (Ottawa) si pikën fundore të Canal Rideau, pjesë e rrjetit të fortesave, për të parandaluar SHBA-të që të pushtonin Kanadanë. Wellington, i cili e mundi Napoleonin në 1815, luajti një rol të drejtpërdrejtë në themelimin e kryeqytetit.

Foto 2: Në vitin 1813, Laura Secord, bashkëshortja dhe nëna e pesë fëmijëve, bëri një udhëtim të rrezikshëm 19 milje (30 km) për të paralajmëruar lejtnantin James FitzGibbon për një sulm amerikan. Fitorja e Betejës së “Beaver Dams” u arrit edhe falë guximit të saj. Prandaj ajo është shpallur si heroinë.












