Krijimtari

Pesha e vargjeve - Nga Vangjush Ziko

Molla binte nën mollë

përpara se Njutoni

të zbulonte ligjin e rëndesës,

gjyshi s'rëndonte fare në mërgim,

guri i varrit në fshatin e tij

ia ktheu gravitetin e humbur,

era e shekullit më fryu

tej detesh,

peshën e rëndesës

ma korrigjoi poezia,

(mohoi përvojën e gjyshit

dhe të Njutonit bashkë)

pesha e vargjeve

më mban më këmbë

si statujat e gjigandëve

përballë tsunameve

në Ishullin e Pashkëve.

©Vangjush Ziko