Krijimtari

Ëndërroj - Nga Vangjush Ziko

Sikur

të ishim kafshë

të ëndërronim për lumturinë,

kafshoren mos ia rrëmbenim

të uriturit të shkretë,

për lumturi personale

mos ulërinim në jetë.

Nuk e di

sa ëndërrojnë kafshët,

(qenin e di që e do njerinë,

rri me të bashkë),

Ëndërroj

sikur të ishim kafshë

(jo kafshë nga raca jonë

që dhe lëpijnë

edhe kafshojnë).