Krijimtari

Post Krishtlindje - Nga Vangjush Ziko

S'ishte ditëlindja ime,

as jotja,

e askujt prej nesh,

festojmë çdo vit,

një mari

lind zotin në bethleem,

ngrehim një grazhd plastik

kashtëartë,

një foshnjë-zot

prej karte,

Zoti nga qielli

qesh me ne

nga një re,

grazhdi ynë është bosh,

grykësia,

lavdia na josh,

smira-judë

në ballë na puth,

ndërgjegjja-pilat

na bën gjyq,

rilindjen tonë

kur do ta festojmë!