Kartolina ime - Nga Vangjush Ziko

Do themi “dje”
për vitin që lemë pas,
viti që troket
vetëm datën e lindjes
nuk do na ndryshojë,
të tjerat
do të bëhen ujem,
dhimbjet (patjetër) do t'i kujtojmë,
gëzimet harrohen (për çudi)
si fishekzjarrët e ditës së festës,
e djeshmja dhe e nesërmja
motra dhe thjeshtra janë,
vetëm një gjë (me siguri)
nuk do ndryshojë:
zemra që kurrë s'gënjen
dhe ëndrra që adhurojmë.
GËZUAR 2020 MIQ !



