Krijimtari

Triptik - Nga Vangjush Ziko

Nga: Vangjush Ziko

Kujtimet

Kujtimet

kopsa të këputura rrugës,

i mbledhim

për të kopsitur

jetën tonë.

 

Libri i Grabitur

Në bibliotekën e jetës

skeda pa numër radhitur,

rëndojnë raftet nga pesha e diturisë,

kërkoj një libër të shenjtë

Abetaren e Dashurisë...

E paskan grabitur!

 

Krëhërat e Bredhave

Erë e marrë fryn.

Krëhërat e bredhave

krehin retë pleksur

si flokët e Ajshtajnit,

mos del një diell tjetër

a planet shejtani

ndryshe

nga ky planet i vjetër.