Krijimtari

Zbrazëtia - Nga Vangjush Ziko

Nga: Vangjush Ziko

(pamflet në vargje)

Çfarë lamë bosh

në shpirt

a në tru,

nga na hyri kjo stihi

që na helmoi jetën!

Nuk ka zbrazëti,

shkreti që mbushet vetë

po mos e mbushe ti,

(jo me stoli,

me dhunë,

me pasuri

dhe pabesi).

Shkretëtirën

nuk e ringjall një oaz,

as beduini

me bajgat

që le gamilja e tij nga pas,

Nili i mençurisë

dhe dashurisë njerëzore

e kthen atë

në Parajsë Tokësore.