Krijimtari

CORONAKARMA - Nga Artan Gjyzel Hasani

Nga: Artan Gjyzel Hasani

as tani nuk e kupton, o njeri,

as tani që u trondit nga themelet Bota?

është karma çfarë po ndodh me ne

është vullneti i Saj, i Tij

i Zotit që zumë me gurë

i Natyrës që dikur e quanim “Mëmë”

dhe e vumë poshtë për ta përdhunuar…

inçesti ynë i përditshëm që lind monstra…

 

karma për miliardat atomike dhe luftërat e pafund

karma për mjekun që vdes në betejë kundër krimin tuaj

karma për sheikët dhe naftën që ua zëvëndësoi gjakun

karma për turpin e qytetërimit, Dhimbjen e Zezë, Afrikën

karma e miliona jetëve që shuhen për një pikë ujë

karma për pyje të djegur dhe për miliona katërkëmbësha

fqinjët tanë të pafajshëm që nga ty u bënë hi

karma për revolverët që zëvëndësuan lodrat

karma për fëmijët që nuk kanë më babë e nënë

por kane prindër nr. 1 e nr. 2

karma për ata që shkuan përtej binarëve

karma për Sodomat dhe Gomorat moderne

karma për idiotët krenarë që sa vijnë e shtohen

karma për mëndjebythëhapurit dhe indiferentët

karma për shkencën brilante që nuk zhduk varfërinë

por gruas i vë një penis dhe e bën burrë

dhe në gjoksin leshator të koqeprerit mbjell gjinj …

karma për egot dhe dëshirat tona të shfrenuara

për epshet tona drejt lavdisë, triumfit, parasë

karma për duartrokitësit e paguar dhe trushplarët

 

në mëngjes Abelë, Kainë në muzg

ngritëm dolli për delen Dolly

pa e kuptuar që ne ishim ajo

dhe erdhi një kohë kur Mbinjeriu i laboratorëve

pushtoi Galaktikat, mposhti Zotat

dhe pastaj u tërhoq zvarrë nga një virus

 

I bëtë të gjitha…

 

nga Bir i Natyrës dhe Rob i Zotit

u bëtë Skllav i Silikonit dhe Pjellë e Djallit

Çfarë iu ka ngelur akoma?

Deshët të ishit Zotër mbi Zotin dhe Natyrën

Mbi Diellin, dhe Shiun, Dheun dhe Ujin

Rrufetë dhe Dëborën, Kohën dhe Hapsirën

dhe nën sundimin tuaj i gjithë njerëzimi?

Ja, u bë vullneti juaj, o mëndjendyrë,

dhe mbi kokat tuaja djallëzore

Karma vuri Kurorën…

dhe ky është veç fillimi…

 

(nga vellimi poetik "IMORALISTI", 2020)

©Artan Gjyzel Hasani