Krijimtari

Si Monumentet - Nga Vangjush Ziko

Nga: Vangjush Ziko

Harruan njerëzit

të qeshin

(qeshin vetëm foshnjat

dhe kretinët).

 

Pleqtë heshtin

(buzët e tyre cinike

humbën dhëmbët

dhe burrërinë).

 

Politikanët u nemitën,

bosët lëpijnë

lakminë e tyre

të pacipë.

 

Njerëzit

harruan të qeshin,

harruan edhe të qajnë

si monumentet e bronxta

derdhur nga furnaltat e përgjakura

të historisë.