Krijimtari

Negociata - Fabul nga Vangjush Saro

Kaprolli do pak siguri,
që të shëtisë në qetësi;
i patrazuar të shkojë korijes
e të mos trëmbet nga çdo hije.
Ka marrë përsipër zonja Dhelpër,
ta zgjidhë këtë hall patjetër.
Ndaj kanë folur disa herë,
n'pranverë, dimër edhe verë…
“Tash… duku përsëri në vjeshtë,
se këtë punë e di vetë.”
I thotë Dhelpra dhe tregon derën.
“Po mirë, ia pret Kaprolli i mjerë,
a ka një shpresë, zonjë e nderuar?”
“Shpresë edhe besë, dëgjomë mua;
kot nuk po bëjmë negociata.”
Jashtë bie shi e po vjen nata…