Krijimtari

Enigma e Hijes sime - Nga Vangjush Ziko

(Nga cikli “Bisedë me Vetveten”)

 

Nuk e di sa herë ka lindur,

sa herë ka perënduar

dielli në jetën time,

lind e perëndon

duke ma hequr zvarrë

hijen,

tymin e jetës,

që e heshtur digjet.

Fjalët e Pathëna

Sa fjalë të pathëna

vdesin pa u thënë,

fjalë që në zemër

çelin trëndafilë,

fjalë që plagë lenë,

fjalë që në jetë

kurrë më nuk vijnë.