Krijimtari

Kafetë - Nga Vangjush Ziko

Kafenë e parë pi

në filxhan porcelani

me zbukurime japoneze,

i zi llumi

(si tymi i hiroshimës)

në fund mbetet.

Kafenë e dytë

në gotë letre

(jo në filxhan porcelani),

resë fluide të avullit

(si flokët e tymosur

të ajnshtajnit),

i fryj

por s'tretet.

Kafenë e tretë

nuk di

në ç'filxhan do ta pi,

në filxhan yjesh

a në një

të ndotur epruvetë.