Krijimtari

Arratisja e hijes - Nga Vangjush Ziko

Shëtit

me hijen manare

trotuareve

me hapin e mendimeve

nga smoku

dhe vetmia thinjur.

Më ndjek heshtur

manarja e mërzitur

pa blegërima.

Ma rrëmbejnë makinat

çamarroken e malluar

për shtegtime

maleve dhe burimeve.

Mbetem zhveshur trotuareve,

buzë pallateve,

si këta drurë

që ua shkuli

vjeshta gjethet.

 

©Vangjush Ziko