Krijimtari

Urryesit - Nga Artan Gjyzel Hasani

ka njerëz që dinë veç të urrejnë
pa cak
pa arsye
pa shkak
nuk i njeh
as të njohin
e prandaj të urrejnë
pa e ditur as vetë përse-në
çfarëdo që të thuash
çfarëdo që të bësh
edhe kur ti fle
edhe kur hesht
ata të urrejnë...
do të të fajësojnë ty për gjithçka
për dhimbjen e kokës e të bythës,
për format e pakëndëshme në kraharor
për shëmtinë e shpirtit e të fytyrës
për depresionin dhe kapsllëkun
për dyllin dhe silikonin
për dështimet e veta dhe kilet e tepërta
për sherret me gruan dhe burrat që i lanë
për neurozat që u lexohen në fytyrë
dhe sytë e shqyer nga sikletet
për menstruacionet e dhimbshme
dhe pagjumësinë kronike
për oksigjenin që ti thith
dhe dyoksidin që ata nxjerrin
për shtëpinë e tyre pa familje
për fëmijët e tyre pa prindër
për veten bosh dhe pasqyrat e thyera
për jetën e tyre mbushur me vdekjen e përditëshme
me pult në dorë komandojnë ujërat e zeza të ekraneve
drejt lavanterisë së trurit….
njerëz që asnjë formë dashurie nuk i begenis
asnjë “të dua” nuk kanë dhënë apo marrë
e prandaj
urrejtjen nga një ndjenjë kalimtare
e kanë kthyer në profesion të jetës…

gjinia: Individ me uterus paradite
pa gjini pasditeve
dhe mbremjeve OGJB
Organizëm Gjenetikisht i Burrëzuar
profesioni: Urryes
vendi i punës: Axhenda
vendbanimi: sheshi Twitter në lagjen Facebook
Rruga e Skuthëve nr. 666…
Vila Pedofilia
pranë Kodrës Incest
Qyteti i Idiotëve

urrejtja është e vetmja gjë
që i bën të ndjehen gjalle
të bukur
të mënçur
të mirë…
dhe ne duhet të kemi mëshirë për ta
dhe profesionin e tyre të lirë

e si do te mund te jetonim pa ata?

pa mllefin e tyre të zi
do t’iu zbardheshin sytë
do të ndjeheshin të dobet,
të çarmatosur
të parëndësishëm
të diskriminuar
të përjashtuar
ulur në oturak heroikisht do të vrisnin veten
bota do të shndërrohej në inkubator dashurie
dhe ne do të jetonim gjatë
shumë gjate deri në mërziti
dhe do të vdisnim si pleq naivë të pandreqshëm
nga mungesa e urrejtjes së tyre…

© artangjyzelhasani