Krijimtari

Urat - Nga Vangjush Ziko

Ka ura druri,

ka ura guri,

ka dhe ura shpirti

ku s'pritet shiriti.

Vetë i ngremë,

vetë i prishim urat.

As me himnet e festës,

as me gurët e vjetër,

Mbi gabimet

dhe lotët tanë

ringremë urat e jetës.

©Vangjush Ziko