Drenusha - Fabul nga Vangjush Saro

Vangjush Saro
Atë ditë harboi shumë Drenusha;
dhe e humbi rrugën ndër gëmusha.
Iu qep Hiena: “Rri tek unë!
Hamë pakëz darkë edhe… gjumë.”
Pak më vonë,
më sfidues, Çakalli:
“Je me mua, për kënd s’të merr malli!”
Ishte zënë ngushtë Drenush' e ngratë,
ndërsa muzgu sillte frikë dhe natë.
E pa veten nuse nëpër ëndërr:
vuuu muzika,
por nuk kishte dhëndër…
©Vangjush Saro
Ilustrimi: Alma Skënderi



