Krijimtari

Kjo ditë vjeshte - Nga Vangjush Ziko

Gjethet e verdha ronit

kjo ditë vjeshte

(qan tok me panjat

stinët e jetët

që u vyshkën),

bredhat krehin

flokët e çmendur të erës

pleksur në krëhërin e tyre

të blertë,

unë çpleks trishtimin,

që nuk çplekset

si kjo ditë vjeshte

ngecur

mes skeletesh fosforeshente

e pezhishkash rozë,

jo vetëm

të Halloween-it

©Vangjush Ziko