Krijimtari

Dy Kapriçio - Nga Vangjush Ziko

*   *   *

Na lodhi vjeshta

me kapriçiot e saj,

herë shuan diellin

me rrëke shiu,

herë than retë

në prushin e ftohur të diellit,

gjethet bëjnë të bien

e s'ndahen dot nga dega,

kapet vjeshta

pas fijes së merimagës,

pas fillit të thinjur

kapet jeta.

*   *   *

Pyeta jetën

ç'është lumturia,

s'm'u përgjigj,

pyeta veten

dhe me ëndrrën tok

m'u fshi,

fati është i shurdhër,

s'më dëgjoi,

pleqëria buzëqeshi

e rënkoi,

nuk e di

a ka, vallë, lumturi.