Krijimtari

That’s amore - Nga Artan Gjyzel Hasani

 Artan Gjyzel Hasani - Toronto

në fillim ishin rishtarët

me zemrat e zjarrta në duar

pas tyre duarbosh ankimtarët

dhe ata që nuk dashuruan kurrë

më pas dashnorët e pamundur

në duar zemrën e tjetrit

në fund veteranët

në vend të zemrave gurë…

kemi shkuar asaj udhe

dhe jemi kthyer 

nuk vume bast kundër shpirtit

dhe brengës mes për mes i kaluam

ndryshe nuk do të arrinim

atje ku mësuam

si të duhemi përjetë

e si të harrojmë njeri tjetrin

me sa më pak dhimbje...

mbyllim sytë në paqe

dhe përhumbemi

“that’s amore” thotë kënga e vjetër

that’s amore…

kemi mësuar të buzëqeshim lehtë

dhe të mos mendojmë më shumë nga sa duhet…

 (nga “AMNEZIA FATALE”, 2019)

©artangjyzelhasani