Kulla e Pizës - Nga Vangjush Ziko
Ec një jetë të tërë,
hija ime më ndjek si qenush
e nuk leh,
e përse të lehë
edhe unë ec e nuk ankohem
as nga pluhuri i udhëve mbi supe,
as nga stërkalat e dallgëve në sy,
mjegullat më thinjën,
pesha e fatit
ma zhvendosi qendrën e rëndesës,
(punë e madhe)
edhe kulla e pizës
qëndron kaq shekuj mënjanuar
dhe nuk bie,
do ecim qenushi im
gjer në fund
si kjo kullë
duke iu falur zotit.
©Vangjush Ziko



