Krijimtari

Silueta - Nga Vangjush Ziko

 Vangjush Ziko - Mississauga, Ontario

1.

Silueta e maleve

vizatohet në qiell,

Silueta e qytetit

në sfondin e maleve,

Njeriu

në retë e halleve.

2.

Të isha fakir indian

Sa mirë!

Të luaja

me fyellin e vargjeve të mia.

Ta zboja nga njeriu egësirën,

Njerëzoren

ta ngjallja në egërsirat.

3.

Sa herë ngrihem çdo mëngjes

sikur kthehem nga një udhë,

Herë flokët kam qull me vesë,

herë thinjët veshur me brymë.

Ç'u zgjova, them, kaq shpejt,

le të mbetesha në gjumë.

©Vangjush Ziko