Krijimtari

GËZUAR  2021 - Nga Vangjush Ziko

 Vangjush Ziko

Dhjetor,

gotën ma mbush

me verë të vjetër,

vera e re është lehonë

si shpresa jonë,

zgjohet çdo mëngjes

e thinjur me dëborë,

gotën ma mbush

me vezullime përralle

dhe shkumbë niagare,

që, edhe duke u thërrmuar,

ylberin e shpresës

e mban mbi sup.

©Vangjush Ziko