Krijimtari

Akuarele kanadeze - Nga Vangjush Ziko

 Vangjush Ziko

ABAZHURËT

I veshi acari me kristale,

i bëri abazhurë

drurët e ngrirë.

Më kot

presin t'i ndezë

dielli i mpirë.

VARKËZA E NGRIRË

Bregliqeni.

Pulëbardha krahënderë

shtrirë.

Era më kot

me pendët e saj lot.

Velëzat ngrinë.

Varkëza

s'lundron më dot.

PARAJSË ARKTIKE

Dëbora 

m'i verboi sytë.

Pylli lakuriq nxin.

Parajsë arktike

me engjëj të zinj.