Dy skerco polare - Nga Vangjush Ziko

* * *
Vargu im u mbars këtë mars
si dega e thanës në ngricë,
rrokjet cicërinë,
shkundën krahët e ngrirë,
papritur fryu era e mallit
prej vendit tim,
akulli i vargut u shkri.
* * *
Manushaqen
(që nën dëborën
e vargut tim mbiu)
eskimezi
e vu mbi tryezë
në vazo akulli,
i falet çdo mëngjes
hyjneshës pagane
të pranverës.
©Vangjush Ziko



