Krijimtari

Komplimenti - Fabul nga Vangjush Saro

 Vangjush Saro

“Ç’bëje gjer tani, as nuk më thua?"

Iu qep Korbi Sorrës gjithë tërbim.

"Doemos ke qenë

me ndonj’ të huaj,

që të gostit me fara apo krimb.

Folë, më trego si është kjo punë,

se dhe degët flasin, moj tutkune...”

“Burrë, mos dëgjo botën që tjerr

fjalë pa mbarim; na kanë zili.

Po të shkoja unë

me të tjerë

nuk do ta kuptoje fare ti,

që je kaq i zoti, kaq i zgjuar?!...

Gjindja, ylli im, janë shkalluar.”

Frymën mbajti Korbi për një çast,

pastaj fluturoi te Sorra e vet.

(Mos vërtet ishte me shumë fat

dhe së mirës i binte me shkelm?)

Dega që la pas

u shkund,

u tremb.

Botën e ndryshon një kompliment...

©Vangjush Saro